Të paktën 16 persona kanë humbur jetën për shkak të një shpërthimi të ndodhur në mensë, në një ndërtesë në Kinë.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin jugperëndimor të Kinës , Chongqing.

Sipas mediave të huaja dyshohet se shkak i shpërthimit mund te jetë bërë rrjedhja e gazit. Ndërkohë 10 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, një prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Momentin kur ka ndodhur ngjarja, shumë punonjës ishin duke ngrënë drekën.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë ekipet e shpëtimit, ambulanca si edhe policia për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve dhe qytetarëve të bllokuar në rrënoja.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb