Pallati 14 katësh në Durrës që u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit është hedhur sot në erë me shpërthim të telekomanduar. Plot 130 kg eksploziv u përdorën për shembjen e tij. Në terren është edhe Dallëndyshe Bici, drejtoresha e IKMT-së, ku po inspekton nga afër situatën, ndërsa nga pallati kanë ngelur veç grumbuj të mëdhenj me inerte.

Specialistët EOD të Batalionit të Xhenios në Komandën Mbështetëse në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit (IKMT) bënë të mundur shembjen e pallatit në lagjen nr 17 të bashkisë Durrës.

Ky është konsideruar një nga operacionet me të vështira deri tani, pasi u desh një punë voluminoze për hapjen e mbi 3000 furnelave nga ekspertet e batalionit te xhenios. Procesi ka filluar që në muajin korrik 2020 dhe u finalizua pasditen e kesaj te shtune. Për realizimin e këtij operacioni u përdor një sasi e konsiderueshme lënde plasëse, mjete transporti dhe 39 specialistë të batalionit të xhenios. Gjatë operacionit nuk pati probleme. Për më teper shihni momentin e shperthimit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb