Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të vdekur dhe 20 të tjerë janë plagosur, si pasojë e një shpërthimi në një fabrikë kimike  në rajonin e Indisë veriore.

Mediat e huaja raportojnë se ende vijojnë operacionet e evakuimit për nxjerrjen e punonjësve që mund të kenë mbetur ende brenda.

“Operacionet e shpëtimit janë duke vazhduar”, tha një zyrtar vendas, duke shtuar se numri i të vdekurve mund të rritet pasi shumë prej të plagosurve janë në gjendje rëndë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb