Një zjarr i madh shpërtheu pasditen e sotme në Romë në zonën e Via Casilina. Reja e dendur e tymit është e dukshme në të gjithë pjesën lindore të kryeqytetit duke përfshirë zonën e Centocelle, Cinecittà dhe rrethin Appio. Autoritetet zjarrfikëse dhe jo vetëm, janë mobilizuar për shuarjen e flakëve, që mbeten ende aktive.

Shumë qytetarë raportojnë në rrjetet sociale se kanë dëgjuar shpërthime dhe ulërima , ndërsa nga ana tjetër autoritetet kanë bërë thirrje qytetarëve afër zonës që të mbyllin dritaret dhe të mbajnë maska.

“Zjarret që kanë goditur qytetin ditët e fundit janë një sekuencë mbresëlënëse episodesh që po i ngarkojnë Romës dhe romakëve. Ne po monitorojmë vazhdimisht situatën dhe nuk e dimë ende nëse janë episode me origjinë kriminale apo thjesht aksidentale.

Nuk është koha e spekulimeve dhe përçarjeve politike. Është koha e unitetit, e afërsisë me romakët e prekur dhe e vendosmërisë për të mos u frikësuar dhe për të ecur përpara në rrugën e modernizimit dhe ringjalljes së Romës”, shkruan në kryetari i bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: