Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Turqi, në kabllot nëntokësore në Beyoğlu të Stambollit. Mediat e huaja raportojnë se nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur të paktën 10 persona. Sipas njoftimeve, banorët që jetonin në zonë janë evakuuar për shkak të shpërthimit.

Shpërthimi vjen në kohën kur Turqia ka filluar një ofensivë të madhe ushtarake ndërkufitare kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në pjesën veriore të Irakut.

Sipas raportimeve, ky operacion përfshin sulme ajrore duke përdorur avionë, helikopterë dhe dron, si dhe inkursion tokësor nga trupat komando.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: