Ura e Babrroit në Tiranë është shembur me anë të një shpërthimi të kontrolluar. Ura u shemb nga forcat xheniere, ndërsa shembja e saj i hap rrugë projektit të Unazës së Madhe.
“Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat xheniere të ushtrisë, realizoi shpërthimin e kontrolluar për demolimin e urës së Babrroit në kuadër të projektit “Unaza e Madhe” e Tiranës, faza 3.
IKMT bashkë me institucionet e tjera ligjzbatuese siguroi zhvillimin me sukses të këtij operacioni”, njofton IKMT.