Një shpërthim ka ndodhur të martën në fabrikën e armëve Arsenal në qytetin bullgar Kazanlak.

Mediat bullgare raportojnë se si pasojë e shpërthimit kanë humbur jetën 3 persona, ndërsa tre të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë raportohet për dy gra të zhdukura, të moshës 53 dhe 43 vjecc.

Ende nuk dihet se si ka ndodhur shpërthimi, ndërsa mendohet se shkak ka qenë shkelja e  rregullave në lidhje me sigurinë e punës.

“Ky është ndoshta një gabim njerëzor, sepse nëse do të plotësoheshin të gjitha kërkesat teknologjike, kjo nuk do të kishte ndodhur”, tha prokurori i qarkut Diço Atanasov.

Prokurori i apelit saktësoi se në punishte prodhoheshin produkte që përdoreshin poër prodhimin e llojeve të ndryshme të fishekzjarreve dhe jo armatime luftarake.

Zyra Rajonale për Sigurinë nga Zjarri dhe Mbrojtjen e Popullsisë raportoi se incidenti ka ndodhur rreth orës 11:04.

Televizoni shtetëror bullgar ka bërë me dije se dëshmitarët okularë kanë treguar se fuqia shpërthyese ka qenë shumë e madhe.

Operacionet e shpëtimit nuk kanë nisur ende, pasi ekziston rreziku i një shpërthimi dytësor. Kështu ka thënë për mediat Todor Dejanov, prokuror i Apelit në Plovdiv.

Një skuadër e specializuar kundër terrorizmit është drejt vendngjarjes për të siguruar perimetrin dhe për të udhëhequr operacionin për pastrimin e mbetjeve dhe kërkimin e dy personave që rezultojnë të zhdukura.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb