“BalkanWeb” siguron ekskluzivisht pamjet nga momenti kur banesës së drejtuesit të PD-së në Shijak i hidhet një lëndë plasëse. Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar videon e filmuar nga kamerat e sigurisë së një banesë përballë shtëpisë së familjes së Igli Vorës.

Në pamjet në fjalë shihet se si një djalë i ri, që ecën duke çaluar, hedh një lëndë plasëse me fitil dhe largohet me shpejtësi, dhe më pas ndodh shpërthimi. Po ashtu në video shihet edhe tymi i shkaktuar nga shpërthimi në fjalë. Gazetarja sqaron për “BalkanWeb” policia ka shoqëruar 4 të rinj.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale të shkaktuara në ballkonin e banesës ku jetonin 12 persona. Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se djali i vogël i familjes Vora, 16 vjeç, të ketë pasur një konflikt me bashkëmoshatarë të tij, por nuk përjashtohen edhe pistat e tjera.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb