Kukësi theu me shumë klas një nga të paktët tabu që i kishte mbetur këtë sezon, Laçin, një nga dy ekipet që nuk kishte mposhtur këtë sezon, vetëm Skënderbeu ka mbetur tashmë në këtë listë. Fitorja përballë ekipit kurbinas vlen më shumë se tre pikë, ishte një test force, ekipi tregoi karakter duke përmbysur rezultatin dhe duke mos rënë pre e presionit të Tiranës, e cila i kishte rrëmbyer përkohësisht kreun. Shpëtim Duro mund të qëndroj i qetë, pavarësisht rrethanave, kushtet apo kundërshtarin më këtë përballet, tekniku kryeqytetas ka në dispozicion lojtarë që mund të zgjidhin ndeshjen në çdo moment, lojtarë si Abazaj apo Shkurtaj që nuk falin asgjë në zonë. Më në fund pas 21 javësh, Shpëtim Duro i jep zë garës për titull duke qenë i qartë teksa thekson se kjo garë tashmë do të zhvillohet ndërmjet tyre, Tiranës dhe Partizanit:

Për ti dhënë më shumë formë garës për titull, një tablo më e plotë mund të krijohet pas dy javësh, teksa Kukësi do të përballet me Bylis dhe Tiranën, dy ndeshje të rëndësishme për presidentin Gjici por gjithsesi jo përcaktuese:


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: