TEPELENE- Prurjet masive të lumenjve e përrenjve rrezikojnë të marrin me vete edhe urën e vjetër 200 vjeçare të Ali Pashë Tepelenës që lidh Tepelenën me fshatin Bëçisht, siç mëson “BalkanWeb”.

Gazetarja Brikena Metaj raporton se uji ka përmbytyr edhe lagjen “Gurëz” në Tepelenë, aty ku janë evakuuar deri më tani 8 familje.

Nga raportimet për situatën mësohet se vijon të jetë i pakalueshëm edhe aksi rrugor Uji i Ftohtë-Tepelenë.

Sipas informacioneve nga bashkia e Tepelenës të gjitha njësitë administrative të saj janë pa energji elektrike ndërsa aksi rrugor Bënçë-Lekdush është i bllokuar në disa segmente për shkak të rrëshqitjes së dherave. Po kështu në njësinë administrative Lopëz ka një segment rrugor të rrugës nacinale të bllokuar si pasojë e inerteve në rrugë të ardhura nga fshati Martalloz.

Dëme ka patur edhe në toka bujqësore, disa ha tokë, ullishte e pemëtari janë përmbytur.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: