Një episod i pazakontë dhe shumë i veçantë në të njëjtën kohë ka ndodhur në kategorinë e dytë më të rëndësishme të futbollit në Angli, në “Champioship”. Në ndeshjen e fundjavës mes Norwich dhe Preston arbitri anësor u zëvendësua dhe vendin e tij e mori arbitri i katërt.

Mirëpo në këtë mënyrë mbeti bosh vendi i gjyqtarit të katërt dhe pa një zëvendësues ndeshja nuk mund të fillonte. Vetëm falë trajnerit vendas u gjet një zgjidhje shumë e çuditshme, vendin e arbitrit të katërt e zuri një tifoz.

Trajneri i Norwich hasi në shkallët e stadiumit si një tifoz të thjeshtë arbitrin e zonës, David Thornhill. Ai u thirr nga stolat e stadiumit, dhe shkoi të ndërrohej, që të zëvendësonte arbitrin e katërt e në këtë mënyrë të rifillonte edhe loja.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb