Shqipëria zhgënjen sërish. Këtë herë, Kombëtarja jonë u mund 2-1 në Izrael, në takimin e Nations League.

Pjesa e parë foli për të besuarit e Edy Rejas. Ndoshta do ishim duke folur ndyshe nëse sulmuesi Armando Broja do shfrytëzonte siç duhet rastet e fraksionit të parë.

Sapo fillon e dyta, izraelitët marrin epërsinë me Weismann që çon topin pas shpinës së Strakoshës.

Kuqezinjtë rrisin presionin dhe shpërblehen në minutën e 88-të nga Myrto Uzuni, i cili realizon një gol perfekt.

Atëherë kur pritej vërshëllima e kryesorit, Baribo çmend në festë tifozërinë izraelite me golin e tij që vendos përfundimisht fatin e 3 pikëve.

Shqipëria renditet në vendin e 3-të me 1 pikë.

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: