Shqipëria ka arritur që të çajë murin mbrojtës të San Marinos me anë të Rey Manaj që ka arritur të ulë bukur brenda zone një top dhe të godasë me të djathtën duke mposhtur portierin pas një krosimi të bukur nga krahu.

VAR ka ndërhyrë duke parë nëse e kishte prekur me dorë dhe pas një momenti pritje, arbitri kryesor ka akorduar vlefshmërinë e tij. Sulmuesi i Spezia-s i huazuar nga Barcelona, ka gjetur edhe golin e dytë më pas, por ishte i parregullt.

Ndërkohë, Kosova është ndëshkuar nga Spanja me anë të Fornals, që ka goditur brenda zone saktë dhe duke befasuar portierin dardan. Tashmë priten pjesët e dyta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb