Tirol ka një protagonist absolut këtë sezon. Bëhet fjalë për Giacomo Vrionin, i cili edhe sot, si shumë herë të tjera, ndihmoi ekipin e elitës austriake për të mundur 4-2 Hartberg.
Goli i lojtarit shqiptar do vinte në minutën e 70-të, pas një pasimi të Blume. 23 vjeçari kuqezi, përveç “rrjetës”, bëri paraqitje të shkëlqyer.
Për Vrionin ky ishte goli i 16-të sezonal, pas 24 ndeshjesh kampionat. E ardhmja e tij nuk dihet pasi kartoni i tij zotërohet nga Juventus, por e vetmja gjë që me siguri mund të thuhet është se Shqipëria ka një diamant.
(BalkanWeb)