Kombëtarja shqiptare duket se ka harruar të fitojë. Kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola ndaj Estonisë dhe shkon në pesë numri i ndeshjeve radhazi pa fitore. Edhe pse përballë një rivali modest, i 110-i në renditjen botërori, Shqipëria sërish hasi probleme në metrat e fundit për të shënuar.
Reja e nisi ndeshjen me shumë ndryshime në formacion krahasur me dy ndeshjet e tjera të qershorit, ku vetëm Hysaj, Veseli dhe Çekiçi ishin aktivizuar si titullarë ndaj Islandës apo Izraelit. Në pjesën e parë, pavarësisht qarkullimit të dendur të topit nga ana e kuqezinjve, vetëm Vrioni pati një rast të artë me kokë.

Me të nisur e dyta, bëhen 3 zëvendësime, në portë hyn Kastrati në vend të Selmanit, ndërsa në fushë futen dy sulmues, Broja dhe Uzuni, del Veseli dhe Seferi. Menjëherë kuqezinjtë shfaqen rrezikshëm me Çekiçin, por portieri mik i thotë jo golit.
Në mesin e pjesës së dytë futen në lojë edhe Abrashi me Mersinajn, del Çokaj dhe Vrioni, ndërsa debuton Muçolli, që zë vendin e Çekiçit. Kuqezinjtë dominuan në edhe pjesën e dytë, por tentativat drejt portës ishin të pakta. Mbyllet 0-0, me tifozët kuqezinj që mbeten sërish të zhgënjyer.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb