BERAT

Në pritje të shtetrrethimit të fundjavës beratasit i janë drejtuar që herët në mëngjes dyqaneve ushmimore, marketeve dhe tregjeve të fruta-perimeve,për të bërë furnizimin dy ditor. Të gjitha marketet e qytetit ka pasur radhë të gjata,duke respektuar distancën e përcaktuar dhe masat mbrojtëse.

Të shumtë kanë qënë edhe sot banorët që i janë drejtuar bankave për të tërhequr lekë për kryerjen e blerjeve të tyre familjare,ndërkohë që radhë të gjata janë shënuar edhe në çdo farmaci. Duke parë se të rinjtë beratas nuk po ndërgjegjësohen ende për gjendjen e rënduar që po kalon vendi ynë nga përhapja e virusit Covid-19 dhe po shëtisin çdo ditë në parqe e lulishte, policia ka mësymur sot në pedonalen e qytetit, me efektivë të shumtë.

Mësohet se, që prej mëngjesit të sotëm janë gjobitur disa persona,kryesisht të rinj, që nuk kishin leje për dalje nga banesat dhe që vijonin xhirot e tyre të përditshme. Edhe në akset rrugore të qytetit ka pasur prezencë të shtuar të efektivëve të policisë që po bëjnë kontrrollin e mjeteve dhe qytetarëve, nëse kanë leje për të dalë nga banesat apo jo.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: