Ndeshja e dytë miqësore mes Shqipërisë U-19 dhe Kosovës U-19 ka përfunduar sërish me fitoren e futbollistëve kuqezinj, me po të njëjtin rezultat, 2-1.

Futbollisti Pasha, i cili realizoi të dy golat në ndeshjen e parë, ishte ai që zhbllokoi shifrat, pas një skeme mjaft të bukur të ekipit. Pjesa e parë u mbyll me fitoren e ekipit të drejtuar nga Bogdani, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës, ekzaktësisht në minutën e 55-t, Limani barazoi për miqtë nga Kosova.

Goli i Patrik Pashës, Shqipëri U 19 – Kosovë U19 1-0 on Vidnews.

Goli i Kosovës U19 on Vidnews.

Takimi do vulosej në minutën e 79-t, me Nezhën i cili nuk fali nga pika e bardhë e penalltisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb