Shqipëria dhuroi një paraqitje shumë të mirë në miqësoren e luksit përballë Spanjës, një test real që tregoi forcën e këtij ekipi.

Pavarësisht se dolën sërish duar bosh përballë “furive të kuqe”, i gjithë ambienti kuqezi është i vetëdijshëm se ky ishte një 90-minutësh pozitiv. Shqipëria nuk largohet nga Spanja, teksa në Barcelonë vijojnë përgatitjet për testin e radhës, për miqësoren kundër Gjeorgjisë më 29 mars në “Air Albania”.

Atmosfera duket pozitive ndërsa italiane dhe stafi i tij po punojnë për të përgatitur si duhet sfidën me Gjeorgjinë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb