Dje, në mes të sheshit në Shkup të Maqedonisë Veriore, para ndeshjes mes Vardarit dhe Shkupit, janë dëgjuar thirrjet raciste ndaj shqiptarëve.

Turma brohoriste thirrjen raciste tashmë të njohur, ‘shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur’ dhe këngë të tjera kundër shqiptarëve.

Thirrjet kundër shqiptarëve nga ‘Komitët’ janë thuajse krejt normale për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe po ashtu nuk mbahet mend ndonjë që të jetë dënuar për këto thirrje raciste.

https://youtu.be/-DneL7SZGyE

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë Artan Grubi u shpreh se ata që bënë thirrjet raciste duhet të marrin dënim.

“Gjuha e urrejtjes dhe brohoritjet e sotme plot mllef të disa të rinjve në mes të Shkupit është për t’u dënuar. Sjellja e tillë nuk ka vend në shoqërinë tonë të re, shoqërinë e barabartë për të gjithë, me vlera euroatlantike.

Indoktrinimi i rinisë dhe intoleranca etnike janë me afat të skaduar”, ka shkruar Grubi në profilin e tij zyrtar në Facebook.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb