Shqiptari Martin Shkreli, fitoi urrejtjen e të gjithë botës, pasi ngriti çmimin e një ilaçi kundër HIV Aids me 5.455%, dhe tashmë protestuesit duken se kanë marrë hak në një farë mënyre ndaj tij.

Gjatë kohës që biznesmeni shqiptar po merrte pjesë në një event, një person i nevrikosur i hodhi jashtëqitje qeni në fytyrë. 33-vjeçari shihet duke hequr pisllëkun nga fytyra përpara se të bënte një ikje të shpejtë nga vendi i ngjarjes.

Video e shkurtër që tregon të gjithë momentin u hodh në Twitter nga një reporter i cili gjatë filmimit thotë: “Shumë mirë, e meritonte”.

Disa ditë më parë, Twitter pezulloi përkohësisht adresën e Shkrelit pasi kishte ngacmuar një gazetare duke i kërkuar me ngulm që ajo ta shoqëronte në inaugurimin e Trump si President i SHBA-së.


(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: