TIRANË

Shqiptarja e suksesshme, Anila Hyka, e cila mban postin e drejtores në Telekomin Francez , ishte e ftuar në emisionin “Real Story” në “News24”, ndërsa foli për marrëdhëniet që ka me Shqipërinë përkundër faktit që jeton prej disa vitesh në Francë.

Duke treguar historinë e saj dhe sfidat që ka përjetuar në Francë, Anila Hyska pohoi se nuk harron Shqipërinë, pasi shtoi se “gjaku nuk bëhet ujë” dhe origjina është pjesë e identitetit.

“Është ajo shprehja që “gjaku s’bëhet ujë” dhe kur je atje ndoshta është pjesë e identitetit, dmth, atje integrohet shumë mirë dhe secili e gjen vetveten. Arrin edhe një stad që ndjehesh mirë me ambientin dhe atë që ke realizuar.Por, i kthemi gjithmonë kur bëjmë krahasimet me vendin tonë, themi një vend kaq i vogël. Unë sot Shqipërinë e shikoj sa një pjese ë Parisit dhe them si ka mundësi që mos të bëhet, pastaj them se do bëhet. Ke një ambicie e karrierës personale, pastaj ke një ambicie të krahasosh vendin tënd me aty ku jeton. Këtë e kanë të gjithë. Këtë e shohim edhe tek studentët, edhe ata duan të implikohen. Duan që të japin një kontribut”-tha ajo.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: