Pas barazimit javën e kaluar kundër St Etienne me rezultatin 1-1, skuadra e Nice është rikthyer te fitoret dhe kjo falë supergolit të Mario Balotelli-t. Sulmuesi italian me rrjetën e realizuar në minutën e 75 dërgoi shifrat në 1-2, të cilat nuk do të ndryshonin më deri në fundin e lojës.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 12-t nga vendasit me autor Bammou, ndërsa në fundin e pjesës së parë Plea barazoi përkohësisht rezultatin për miqtë. Duhet të kalonin shumë minuta derisa një top i Saint-Maximin jashtë zone do të shndërrohej në supergol nga italiani.

“Super-Mario” godet pa u menduar nga jashtë zone duke lënë të shtangur portierin të cilit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të shoqërojë topin me sy në rrjetë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb