Zv.kryeministri Erion Braçe është bërë shkaku i shtyrjes së Komisionit të Integrimit mëngjesin e sotëm. Komisioni ishte gati me udhëheqjen e Rudina Hajdarit dhe me pjesëmarrjen e deputetëve nga mazhoranca dhe opozita parlamentare.

Por mungonte përfaqëusuesi i qeverisë, dhe për këtë ftesa i ishte drejtuar Erion Braçes.

‘’Është bërë ftesa zv.kryeministrit për të ardhur për të bërë prezantimin. Dhe nuk është prezent sot. Kështu që besoj se qartë që të paktën kemi këtë lidhje të drejtpërdrejt online, dhe nuk keni patur angari për të ardhur në Kryesi. Por edhe për mua që kam ardhur në Kryesi dhe kam angazhime të tjera, duke respektuar institucionin dhe peshën e rëndësinë e këtij projektligji mendoj që duhet ta shtyjmë në një moment të dytë, që të kemi prezent zv.kryeministrin ose një ministër që do të mbajë përgjegjësi për këtë projektligj.’’- tha Braçe.

Nuk është bërë asnjë aspekt teknik i projektligjit që do të prezantonte Braçe pasi Rudina Hajdari ka refuzuar ta bëjë diçka të tillë pa praninë e zv.kryeministrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb