Shtyhet për nesër në orën 09:00 seanca për caktimin e masës për Artan Shkëmbin, zv.drejtori i Operacionit Forca e Ligjit, i pezulluar pas akuzave për korrupsion dhe nxjerrje sekreti hetimor.

Avokati i Shkëmbit, Artan Broci tha për mediat se pala mbrojtëse ka kërkuar kohë të njihet me aktet e dosjes. “Sapo morëm aktet do njihemi me aktet. Nesër do i japim në orën 9, seanca u shty për nesër”, tha Broci.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb