Tirana-Teuta 1-1

Shtyhet edhe njëherë festa e Tiranës. Bardheblutë mund të fitonin titullin e 26-të të Superligës në historinë e tyre sot, por nuk ia dolën, pasi ndaj Teutës barazuan 1-1. Ekipit të Orges Shehit i mjaftonte triumfi, ose i njëjti rezultat si takimi i Laçit, por nuk ndodhi kështu pasi kurbinasit morën 3 pikë ndaj Egnatias.

 

Në minutën e 2-të, Emiliano Vila ka mundësi për të shënuar, por nuk gjuan saktë nga brenda zonës.

 

 

 

 

Në minutën e 14-të, Seferi pengohet në zonë, por nuk akordohet penallti, me protestat që janë të mëdha.

 

 

Bardheblutë do zhbllokonin takimin në minutën e 40-të me Vesel Limaj.

 

 

Ekipi mik do reagonte dhe vendoste ekuilibrat në të 73-tën, pas disa insistimeve radhazi. Autori i golit do ishte Plaku, futbollist ky që do i jepte 1 pikë jetike ekipit të tij.

 

 

Tirana është e para me 67 pikë, ndërsa Teuta është e shtata me 40 pikë. Në sfidat e tjera, Laçi mundi 0-2 Egnatian në Rrogozhinë, ndërsa Skënderbeu-Kastrioti u mbyll 2-0.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb