Asnjë gol, por gjithsesi shumë spektakël. Është mbyllur pa fitues “El Clasico” i parë sezonal në La Liga, me Barcelonën dhe Real Madrid që ndahen në paqe pas barazimit pa gola në “Camp Nou”. Ky rezultat që mungonte prej më shumë se 17 vitesh në këtë sfidë le të pandryshuar kreun e renditjes me dy gjigandët e futbollit spanjollë, rivalë të përjetshëm me pikë të barabarta.

Sa I përket lojës, madrilenët e Zinedine Zidane rrezikuan të parët me Casemiro, por goditja me kokë e brazilianit u ndal thuajse mbi vijën fatale nga Piquet. Në krahun tjetër, shpëtimtar është Sergio Ramos, që gjithashtu I mohon vendasve një gol të sigurtë. Ndeshja merr zjarr, por asnjë nga skuadrat nuk arrin të finalizojë si duhet, duke lënë të pandryshuar rezultatin në pjesën e parë.

1189455099.jpg.0
1189455099.jpg.0

Me rikthimin në fushë pas pushimit janë sërish “los blankos” që rrezikojnë. Madje të besuarit e Zidane gjejnë edhe rrugën e rrjetës me Bale, por goli I uellsianit u anulua për një pozicion jashtë loje. Reali ishte më kërkues, por goli mungoi, teksa Barcelona dhe Real Madrid duhet të kënaqen me nga një pikë pas përballjes së parë direkte në La Liga.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb