Shumë zhurmë për asgjë. Pritej të ishte një supersfidë, por në fund Teuta dhe Vllaznia ndahen në barazim pa gola (ndeshje kampionati).

Tentativa e parë serioze në portë do ishte ajo e Herald Markut në minutën e 15-të. Gjithsesi, Qirko do ishte në vendin dhe kohën e duhur, për të devijuar atë top.

3 minuta më pas, Emiliano Vila do lëshonte një “predhë”, por pa gjetur dot portën.

Shans ideal për durrsakët pas gjysmë ore lojë, koordinohet në mënyrë perfekte Rubin Hebaj, goditja me kokë u ndal nga Zogovicc.

Pjesa e dytë nuk do sillte ndryshim rezultati, me të dy skuadrat që ndajnë pikët. Ekipi i Mirel Josës është në vendin e katërt, ndërsa Teuta pozicionohet e parafundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: