Pamjet që shihni i ngjajnë një dite të zakonshme në Fier, ndërkohë që qytetarët duhet të qëndrojnë në shtëpi të izoluar për shkak të koronavirusit.

Gazetari Ervis Kuçi ka siguruar për ‘BalkanWeb’ një video ku shihet se si njerëzit dalin në rrugë pas orës 16:00, të shoqëruar, ndërkohë që shumë mjete qarkullojnë.

Po ashtu shihet se fierakët nuk i ‘tremben’ dhe urdhrit të qeverisë, që qytetarët të shmangin lëvizjet në grup, por të dalin vetëm për të kryer nevojat emergjente.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: