Atletico Madrid fitoi minimalisht 1-0 mbrëmë në sfidën që skuadra e Diego Simeone-s luajti kundër Deportivo La Coruna-s. Një meritë të madhe për këtë 3 pikësh kishte jo vetëm Gameiro që realizoi golin e vetëm me penallti, por edhe mbrojtësi Lucas Hernández, që ka marrë pozicionin Felipe Luis pas dëmtimit.

Në një moment gjatë lojës, mbrojtësi i majtë, e shpëtoi ekipin nga një sulm i kundërshtarit shumë i rrezikshëm. Sulmuesi i Deportivo-s ishte nisur drejt portës në një kohë kur mbrojtësit e Atletico-s ishin shumë larg, por kjo fjalë nuk ekzistonte për Lucas, i cili me shumë mundësi ka bërë ndërhyrjen e vitit.

22-vjeçari francez nuk u demoralizua por u nis si të ishte një rrufe dhe bëri një ndërhyrje vendimtare që pothuajse vlejti sa një gol. Sipas mediave spanjolle shpejtësia e mbrojtësit në momentin e sprintit ishte 34km/h.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb