TIRANË- Forcat e Komisariatit numër 6 në Kombinat kanë vënë në pranga dy të rinj për shpërndarje droge. Xhuljano Kasa, 22 vjeç dhe Denis Kanani, 21 vjeç u arrestuan gjatë operacionit “Tekstili” ndërsa ishin të ulur në një lokal në rrugën “Llambi Bonata”.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, në tavolinën ku këta dy shtetas ishin ulur janë gjetur qese të tejdukshme me lëndë të dyshuar narkotike, të mbuluara me një xhup. “BalkanWeb” ka siguruar videon nga momenti i arrestimit, ky shihen lëvizjet e forcave të policisë që janë civilë.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Xhuljano Kasa, poshtë dyshekut të krevatit është gjetur një qese me sasi të konsiderueshme pluhuri të bardhë, (i ndarë në doza) dhe një dokument identifikimi ushtarak, të cilin e paraqiste për t’iu shmangur kontrolleve të policisë, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Denis Kanani, është gjetur një pistoletë e tipit “Magnum”, me kalibër 9 mm.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 79 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
– 582 lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
– pistoletë e llojit “Magnum”, e kalibrit 9 mm.
– 3 telefona celularë.
– dokument identifikimi ushtarak ( i shtetasit Xhuljano Kasa).

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb