TIRANE

“BalkanWeb” siguron videon e grabitjes në dyqanin pranë Tregut Ushqimor. Në video duken tre të rinj teksa hyjnë në dyqan, dy prej tyre mbajnë të shtrirë në tokë tregtarin ndërsa i treti merr paratë.

Tre persona të maskuar dhe të armatosur grabiten nje tregtar mëngjesin e sotëm, në tregun prane Qytetit të Nxënësve në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në dyqanin e shtetasit Eduard Alushi. Mësohet se kanë qenë 3 persona të maskuar, të cilët kanë kërcënuar tregtarin me një mjet që në dukje ngjante me një armë, duke i marrë një shumë parash dhe 20 steka me cigare.

Ka qenë vetë tregtari që ka sinjalizuar policinë për rastin. Ai ka rrëfyer se ngjarja ka ndodhur rreth orës 5:30 të mëngjesit, kur sapo kishte hapur dyqanin. Alushi tha se grabitësit e kishin qëlluar pas kokës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb