Duket se lojtarët që janë lënë jashtë grumbullimit të Kombtëares shqiptare të futbollit nga trajneri Silvinjo, i kanë dhënë mesazhe shumë të qarta teknikut se ndoshta mund të jetë gabuar me zgjedhjet e tij. Një ditë më parë ishte Dejvi Bregu ai i cili shkëlqeu në kampionatin turk me 1 gol e 2 asiste. Sot, e kishte radhën Odise Rioshi.

Mesfushori i kombëtares shqiptare, një nga emrat më të rëndësishëm të saj prej më shumë se një dekade, ka qenë mungesa e madhe e listës së parë të brazilianit. Por sot tregoi se ka ende për të dhënë, duke shënuar në ndeshjen që skuadra e tij Sakariaspor, luante ndaj Bodrumspor.

Në minutën e 43 të ndeshjes, mesfushori mori një top nga thellësia dhe nuk gaboi para portierit, duke çuar sferën në rrjetë për t’i dhënë avantazhin e përkohshëm skuadrës së tij.

Ky ishte goli i parë i këtij sezoni për Roshin me Sakariaspor, teksa ka dhënë edhe 4 asiste me fanellën e kësaj skuadre në takimet e mëparshme.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: