Ndeshja e parë e Fiorentinës në “Seria A” ka shkuar ashtu si askush nuk e priste, një fitore me shifrat 6-1 kundër Cheivo-s.

Njërin nga golat e vjollcëve e realizoi Giovanni Simeone, djali i Diego Simeone-s, trajnerit të Atletico Madrid. Ky i fundit kishte zgjedhur ta shihte të birin nga stadiumi dhe nuk mbeti i zhgënjyer.

Pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit, Giavonanni, bëri një përshëndetje speciale për të atin. Simeone i cili fillimisht nuk e kishte mendjen, dukej shumë i lumtur më pas. Sigurisht që akoma më i lumtur është për faktin se nga sezoni në sezon djali i tij vijon të rrisë numrin e golave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb