TIRANË-Idealet nuk vdesin dhe sikur vetë të jesh duke vdekur. Këtë e dëshmon qartë kjo video nga Vlora ku u votua për delegatët e rinj për Kongresin e PS. Partia Socialiste mbylli dje votimin për delegatët në Vlorë e Gjirokastër. Gazetari Enrik Mehmeti ndoqi nga afër këto votime, dhe më pas rrëmbeu një prononcim ‘tërmet’ nga një simpatizante e thekur socialiste. Në deklaratën e saj, gruaja shprehet se ka 2 muaj që vuan për bukën e gojës pasi ende nuk e ka marrë ndihmën ekonomike që i ka lidhur shteti. Ajo e përfiton këtë ndihmë pasi ka 2 jetimë për të rritur. Zonja në fjalë, sic e dëgjoni dhe në video, pavarësisht vuajtjes ‘për të mbushur barkun me bukë’, shprehet se kjo gjë nuk ia ndalon idealet e saj. Zonja shprehet se PS-në nuk do e tradhëtojë, por do e votojë derisa të vdesë.

“Kam dy muaj pa marrë ndihmën ekonomike, jetoj me atë vetë i tretë, me dy jetime. Sot votova, jam socialiste e çmendur, për atë e them botërisht, do votoj sa të vdes, edhe pa bukë le të mbetem për atë parti do votoj tërë jetën time”.
Duhet theksuar fakti se gruaja i kerkoi me kembengulje gazetarit te shprehej ne kamera.

Video të kthen pas në kohë, pikerisht në kohën e “katarsisit”, një socialiste e Beratit tha se, s’kërkonte as bukë, as ujë e drita, por vetëm që Nano e Meta të mos përçahen.

“Ne drita s’po ju kërkojmë, ne ujë s’po ju kërkojmë, ne bukë s’po ju kërkojmë. Vëllezër! Ju kërkojmë vetëm këtë: Mos kemi përçarje me njëri- tjetrin. Në qoftëse do mendoni për fëmijët tanë, ju lutem shumë, kritikoni njëri –tjetrin dhe s’duhet ta kishit bërë fare publike, mos ta kishte marrë vesh asnjeri.
Ju lutem! Pse s’mendoni për ne?! Kam vajtur për shokun Fatos deri në Bënçë të Tepelenës. Asnjeri nuk shkoi, ishim vetëm dy gra. Dhe me shpirt gjithë socialistët i duan edhe Ilirin edhe Fatosin.
Çfarë do shoku Fatos, ta thotë dua këtë, ia japim ne!
Çfarë do shoku Ilir, ia japim ne!
Vetëm mos u përçani, ju luteeem…!”

E pra, socialistë ‘të cmendur’ ka në cdo kohë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb