Sipërmarrësi Gjergj Luca në një lidhje me Skype me News 24 tha se përhapja e pandemisë COVID 19 ka detyruar edhe për ta rregulla të reja pune. Ai u shfaq me maskë dhe doreza, ndërsa sqaroi se po ashtu edhe punëtorët e tij, zbatojnë masat në këtë kohë pandemie.

Luca kërkoi po ashtu që media dhe politika të japin mesazhe optimizmi.
“Jepni mesazhe optimiste, të luftojmë me ato mundësi që kemi, mundësia e të gjithëve është tregu. Që të luftosh për treg duhet të korigjojmë shumë gjera tek tregu ynë i brendshëm. Di të them se në Shqipëri është rrejt historikisht dhe njerëzit kënaqen me rrena.. Kjo punë ndodh edhe me tregun. Po ju them që produktet vendase duhet të mbështeten dhe të konsumohen gjërësisht në vend. Po ju them se për prodhimin e birrës këtu ka teknologjinë më të mirë të botës, të Austrisë dhe Gjermanisë.

Birra ka lëndë të parë elbin, mendon se toka e Austrisë e bën elbin më të mirë se toka e Shqipërisë që ka këtë temperature? Shumë resorante kryesore të ofrojnë birrën Korca, por ka edhe më të vogla që mbajnë birrë të huaj. Duhet hequr ky zakon. Po ashtu edhe me ujin, të zgjidhet uji shqiptar. Të njëjtën kërkesë kam edhe për prodhimet e peshkut në markete. Rozafa sot prodhon dy artikuj. Para shumë vitesh kisha shumë produkte dhe ballafaqoja veten me tregun. Mentaliteti ynë ka ndryshuar katërcipërisht. Më mirë një artikull dhe ta bëjmë mirë. Cdo gjë bëhet për treg. Për t’iu rikthyer tregut, që ne tani bëjmë dy artikuj kemi arritur të jemi faktor në treg dhe nuk komandohemi nga tregjet por ne imponojmë tregjet. Tregtojmë në gjithë Europën. Lufta më e madhe që bëhet është ajo për tregun. Tregu është marrëdhënie mes operatiorëve dhe burokracisë. Ne në Europë nuk kemi kuota për disa produkte, nëse bashkohet tregu i Ballkanit do ishte shumë mirë”,- tha Luca.

Luca nuk nguroi t’i dërgojë edhe një mesazh politikës shqiptare, e cila tha se në radhë të parë duhet të fitojë luftën me të vërtetën. Ai i bëri thirrje që qeverisë të lirojë pak konsumin vendas.

“Qoftë opozita qoftë pozita duhet të fitojnë brenda vetes dhe me elektoratin e vet luftën për të vërtetën. Në këtë moment këta njerëz duhet të mbështesin këtë hall që është dhe t’u japin njerëzve optimizëm. Duhet patjetër të sensibilizohet dhe të hapet tregu. Ne duhet të hapim një treg të madh me Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Serbinë që ne të mos prodhojmë një prodhim që e bën më lirë maqedonasi. Njerëzit janë në zyra, punojnë. Prodhuesi është themeli i këtij vendi. Nëse politika i vjen në ndihmë prodhuesit, shtohen vendet e punës, shtohet mirëqenia, ngrihet niveli i tregut, ngrihet niveli i konsumatorit. Po u ngrit ky nivel shteti do të vjelë më shumë taksa. Në Itali i ke produktet e Kroacisë, të Shqipërisë në peshkut. Në supermarketet tona produkte të huaja 4-5 herë më shtrenjtë. Duhet të ndërrojmë mënyrën e komunikimit. Nuk do vijë asnjë forcë politike në Shqipëri duke artikuluar rrena. I bëj thirrje qeverisë të lirojë pak këtë historinë e konsumit vendas. Duhet t’i japim kurajë njeri-tjetrit. Shqiptarët të tregojnë sa patriotë janë dhe t’i lënë pushimet jashtë vendit, të konsumojnë produktet tona, të konsumojnë shqip. Iu lutem kolegëve të mi t’u japin njerëzve kurajë, të bëjnë maksimumin. Kjo është ajo që kemi nevojë”,- vijoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb