Neritan Ceka, një nga themeluesit e Partisë Demokratike, ka komentuar Lëvizjen Studentore të 8 Dhjetorit dhe situatën në të cilën ndodhet Shqipëria sot.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Ceka u shpreh se ky sistem nuk funksionon më pasi është ndërtuar keq.

Ai tha se partitë politike në Shqipëri nuk janë më parti zgjedhore, por parti  pushtet.

“E nisëm me një notë shumë pesimiste dhe ka qenë një mrekulli çështë e vërteta. Mendoj që 8 dhjetori është datë që nuk duhet harruar dhe 90 përqind e njerëzve që e kanë bërë sot pushim nuk e dinë që është një datë po aq e rëndësishme sa 28-29 nëntori. Kjo sepse krijon kalimin  në një epokë të re. Siç e kam jetuar unë. Ajo që më ka mahnitur ishte që ishte revolucion, kam qenë profesor dhe kur shkova në shtator prisja si pasojë e ngjarjeve në korrik të gjeja disa studentë gati për ndryshim dhe gjeta disa që ishin gati për të fjetur. I gjeta të përgjumur e mu kujtua Migjeni, ajo që ndodhi, kur kam dëgjuar thirrjen që erdhi andej ishte mrekulli. Edhe ne që iu bashkuam lëvizjes ia arritëm qëllimit. Ashtu si Volteri me shokë.

Kemi një restaurim të asaj që ishte më parë me forma të tjera. Përmbajtja është vetëm ajo, kishim një parti tani dy që ndërrojnë pushtetit. Këta nuk janë parti zgjedhore po parti në pushtet, vijnë me brigada e çeta e vijnë në pushtet. kanë krijuar një mekanizëm si ai i komunizmit. Siç thoshte Stalini, populli voton por votat i numërojmë ne.

Pushteti një lavatriçe që ishin ato të korruptuarit ikin nga pushteti pastrohen e rikthehen.

Ky sistem nuk funksionon më se është ndërtuar keq. Janë parti që janë në pushtet aq sa ishte partia e punës. Aleati i tyre më i madh është OSBE, për rrogat, zyrat e sekretaret e tyre. Vota e lirë ishte mision, atëherë nuk kishim program. Kur më pyesnin sa do zgjasë diktatura u thoja 1 mijë vjet sepse aq zgjasin perandoritë.

Partia është pjesë e shtetit jo NGO (SHPK). Nuk bëhesh dot drejtor shkolle pa 10 vite në profesion por importohesh e bëhesh ministër Arsimi.

Bëhesh ministër i Jashtëm i importuar nga çfarë hoteli i klasit të tretë”, tha zoti Ceka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb