Një ndeshje spektakolare ka qënë ajo mes Mançester Sitit dhe Totenhemit, e zhvilluar në stadiumin “Etihad”. Vendasit e drejtuar nga Pep Guardiola nuk mundën të bëjnë dot autokritikë pas humbjes së rëndë një javë më parë përballë Evertonit teksa sot barazuan me rezultatin 2-2 edhe pse ishin më parë në avantazh 2-0.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën ishte Sane që zhbllokoi shifrat në minutën e 49. Vetëm 5 minuta më vonë De Brujn dyfishoi rezultatin, por Totenhemi u kthye shpejt në lojë teksa Ali ngushtoi shifrat në minutën e 58. Në minutën e 77 ishte Son ai që heshti tifozët vendas duke barazuar shifrat dhe duke vulosur kështu rezultatin 2-2.

Pas këtij takimi, Siti mbetet në vendin e 5-të me 43 pikë të grumbulluara në 22 ndeshje, ndërsa Totenhemi që vinte në këtë takim pas 6 fitoreve radhazi tashmë numëron 46 pikë dhe mban përkohësisht vendin e 2-të. /panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: