Situata e zjarreve në Greqi vijon të jetë alarmante, duke çuar në evakuimin e mijëra njerëzve nga hotelet dhe plazhet. Rreth 700 zjarrfikëse po luftojnë me flakët për shuarjen e dhjetëra zjarreve në mbarë vendin. Erërat e forta dhe moti i nxehtë kanë favorizuar përhapjen masive të flakëve.

Një nga zjarret më të mëdha, në ishullin Samos, detyroi autoritetet të evakuojnë njerëzit nga hotelet. Kreu i mbrojtjes civile në Greqi paralajmëroi të dielën për një rrezik të lartë nga zjarret që kanë përfshirë disa zonë, mes tyre rajonin jugor të Peloponezit dhe Kretën.

Zjarri në Samos gjatë fundjavës çoi në evakuimin e rreth 1.000 turistëve dhe banorëve nga plazhet e njohura në lindje të ishullit, raporton agjencia greke e lajmeve ANA. Dy persona janë vënë në pranga në Kretë për zjarrvënie të qëllimshme. Ndërsa, situata alarmante ka tërhequr vëmendje botërore. BBC publikon një video, që tregon se zjarret kanë “pushtuar” gjithë vendin fqinj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb