Fiorentina ia doli të mposhtë 1-0 ekipin e Empolit në Firence, në ndeshjen e kampionatit. Goli i vetëm i takimit u realizua nga Gonzalez, pas 58 minutash lojë.

Empoli e nisi takimin pa asnjë lojtarë kuqezi.  Në minutën e 28-të dëmtimi i Tonelit bëri të mundur  futjen në lojë të Ardian Ismajlit. Mbrojtësi bëri një paraqitje të mirë, duke neutralizuar shumë aksione të ekipit rival.

Minuta edhe për Kristjan Asllanin. Ky i fundit u aktivizua në të  61-tën. 13 minuta me ulje-ngritje edhe për Nedim Bajramin.

Fiorentina është në vendin e tetë. Empoli është në vendin e 12-të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb