Chelsea ia ka dalë të shkojë në finalen e FA Cup. Blutë e Londrës mposhtën 2-0 Crystal Palace, në një sfidë interesante.Skuadra e Tuchel do vuante shumë për gjetjen e golit.

Inkursion i bukur nga krahët i Haverts në minutën e 65-të. Gjithsesi, topi do devijohej dhe për fat do gjente Loftus Cheek, i cili s’do falte nga distanca.

 

 

Goli i sigurisë do vinte nga Mount në minutën e 76-të, pas një gjuajtje tokazi.

 

Chelsea do sfidojë Liverpool në finalen e FA CUP. Nëse do ia dalë apo jo të fitojë trofeun, mbetet të shihet.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb