VLORE- Policia e Vlorës po vijon mega-operacionin për “Bandën e Babicës” në Vlorë, aty ku dy ditë më parë u sekuestruan 4 ton drogë. Policia sqaroi sot se gjatë natës ka mundur të sekuestrojnë pasurinë e vëllezërve Habilaj, për të cilët janë referur në prokurori materiale për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Kështu mësohet se pronë e vëllezërve Habilaj janë 3 aktivitete biznesi, 5 automjete dhe një mjet lundrues, të sekuestruara tashmë nga policia e Vlorës, siç mund të shihni edhe në pamjet e aksionit të zhvilluar gjatë natës.

Po në këtë kuadër po bashkëpunohet me Drejtorinë e Përgjthshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave për evidentimin dhe bllokimin e llogarive bankare të këtij grupi kriminal, siç thekson policia.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: