VLORA

Një kapiten dhe shtatë turistë janë shpëtuar pasi skafi i tyre pësoi defekt në det në Karaburun.

Skafi pësoi defekt në motor dhe Policia Kufitare i gjeti në vendin e quajtuar shpella e ‘’Haxhi Aliut’’.

Personat në bord u transportuan në ‘’Shën Jan’’ teksa skafi u dërgua në Triport.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Vlorë

Policia Kufitare u vjen në ndihmë 8 shtetasve, të cilët rrezikuan jetën në det, me një mjet lundrues ??.

Turistët kishin dalë për lundrim në Karaburun me një mjet tip skaf, por skafi ka pësuar defekt në motor, duke rrezikuar jetën e tyre.

Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Kufitare Triport, kanë shkuar në kohë në drejtim të adresës së dhënë dhe pas kërkimeve në det, në vendin e quajtur “Shpella e Haxhi Aliut”, Karaburun, kanë gjetur mjetin lundrues tip skaf, së bashku me 7 turistët dhe kapitenin, të cilët ndodheshin në bordin e mjetit lundrues.

Personat janë transportuar në “Shën Jan”, Karaburun dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë mjeti i tyre lundrues është transportuar nga Policia në Triport.

Policia e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve duke krijuar një ambient sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë.

#FaleminderitPoliciaeShtetit?

#Bashkëmëtësigurt ?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb