Në Angli kanë shpërthyer polemikat pas një video skandaloze të publikuar në rrjet. Një grup tifozësh të Chelsea shfaqen teksa në kor bëjnë thirrje me sfond racist në drejtim të sulmuesit të Liverpool, Mohamed Salah, duke e cilësuar atë “bombardues”, duke iu referuar origjinës së tij islamike.

https://twitter.com/i/status/1116429517617270784

Ngjarja e rëndë nga ndodhur në Pragë, përpara sfidës së Blutë e Londrës luajtën kundër Slavias në çerekfinalet e Ligës së Europës. Klubi londinez identifikoi tifozët dhe i tërhoqi abonimet, duke mos i lejuar ata të hyjnë në stadium. I shpejtë edhe reagimi i Liverpool, që kërkon marrjen e masave, pasi situata është e rëndë në prag të sfidës direkte që do të luhet të dielën në “Anfield”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: