TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për 40-vjeçaren Alma Martini, e cila u konfliktua më dy efektivë të policisë rrugore në kryeqytet, ndërsa videoja u shfaq në News24.

Pas kryerjes së procedurave, Martini do të lihet e lirë. Ajo u arrestua menjëherë pas transmetimit të videos në News24, ku shihej teksa konfliktohej me dy policë, pasi i kishin vendosur një gjobë. Ndërkohë që policët i kishin marrë edhe patentën dhe i adresuan fyerje, gruaja i pështynte dhe ofendonte. Më pas një prej policëve shihej teksa e qëllonte.

Para nisjes së seancës, avokati i 40-vjeçares tha se do kërkonte lirimin e menjëhershëm të saj, pasi sipas tij nuk kishte konsumuar asnjë vepër penale. Tashmë Martini duhet të paraqitet në Prokurori sa herë të jetë e nevojshme, në shërbim të hetimeve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: