TIRANË-Pas bërjes publike të videos me policët e qarkullimit rrugor që keqtrajtojnë një femër në rrugë, një reagim është bërë dhe nga Ervin Salianji, Drejtori i Departamentit për të Drejtat e Njeriut në Partinë Demokratike. Sipas Salianjit, policët janë fytyra e arrogancës së Ramës. Salianji thekson se një ditë këto goditje kryeministrit do i kthehen si ortek shuplakash.

 

“Brutalitet i neveritshëm!

Nuk ka qelizë trupi që nuk të dridhet nga përcimi i këtij brutaliteti shtetëror. Fytyra e arrogancës e ka një emër, e ka dhe një fytyre, fytyra është fytyra e Ramës. Dora që godet këtë zonjë është dora qe ka ngritur ne sistem dhe godet cilindo shqiptar qe nuk ka mundesi. Me keto skena perballen cdo dite qytetaret shqiptare. Me poshterim, perbuzje, burgosje pa arsye dhe pa respektuar asnje te drejte njerezore. Tiranite me te medha nuk do guxonin te godisnin nje zonje ne mes te qytetit. Keta guxojne, guximin prej te marri e gjejne tek adoleshenti kryeminister qe sillet si gangester i papergjegjshem. Por lotet dhe goditjet qe po ju jep shqiptareve do ti kthehen pas si ortek shuplakash!”, shprehet Salianji.
(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb