DURRES- Ilir Shani është një mjek kirurg në Durrës, i cili “për koincidencë” ka edhe një klinikë private ngjitur me spitalin shtetëror. Në orarin e punës, më së shumti Shani gjendet në biznesin e tij privat, ku kryen ndërhyrje me tarifa “të kripura”. Pasdite ose kur i del koha, mund të vizitojë pacientët në spitalin publik. Emisioni “STOP” na e sjell këtë vëzhgim nëpërmjet kamerës së fshehtë.

Qytetarja – Më fal të të bëj një pyetje, Kirurgjia ku është?
Qytetari – Kirurgjia?
Qytetarja – Po
Qytetari – Këtu…
Qytetarja – Një doktor Ilir Shani, i mirë është?
Qytetari – Ë, Ilir Shani… Ai që ka atë klinikën private?
Qytetarja – Ku e ka klinikën?
Qytetari – E ka mbrapa spitalit.
Qytetarja – Po aty çfarë bën tek klinika?
Qytetari – Çfarë të dojë.
Qytetarja – Bën edhe operacione them apo jo?
Qytetari – Po, po privat. Bën edhe këtu te spitali, bën edhe atje. Po të kesh lekëi bën atje (Klinika Shani), po s’pate lekë i bën këtu. (Kirurgjia e Spitalit Durrës)
Qytetarja – Më falni! Si jeni? Ku e ka dhomën doktor Ilir Shani?

Infermierja – Ilir Shani në katin e dytë, lart.
Qytetarja – O goca! Më fal, të të pyes! Doktor Ilir Shani, ku e ka dhomën, zyrën?

Infermierja – A Ilir Shani… Tek Kirurgjia këtu, po hajde se andej po shkojmë edhe ne. Nuk e dimë a është aty, ose do të jetë në klinikën e vet.
Qytetarja – Po nëqoftëse s’e gjej?

Infermierja – Nëqoftëse s’e gjen këtu, mund ta gjesh tek klinika e vet.
Qytetarja – Po ku e ka klinikën?

Infermierja – Klinikën e ka ngjitur me maternitetin.
Infermierja – Këtu i kanë zyrat ata.

Qytetarja – Doktor Ilir Shani ndodhet këtu?
Infermierja – Mos është në sallë…

Infermierja – Është në operacion.

Infermierja – Ose mos është tek klinika e vet.

Qytetarja – Ku e ka klinikën?

Infermierja – E ka andej nga materniteti.

Qytetarja – Përballë maternitetit?

Infermierja – Anash maternitetit.

Më pas kamera e fshehtë e emisionit “STOP” shkon drejt klinikës private të Ilir Shanit, pasi në Kirurgjinë Rajonale të Durrësit nuk ishte i pranishëm.

Qytetarja – Doktor Ilirin e takoj?

Infermierja – Doktori është në operacion për momentin.

Qytetarja – Është këtu? Por për sa del?

Infermierja – Për ja një orë.

Qytetarja – Brenda orës. Duhet të lë takim, si funksionon?

Infermierja – Tani për paradite nuk di çfarë të them. Pasdite po, e ke të sigurtë për vizitat, sepse ka operacione edhe në spital sot.

Qytetarja – Ku në spital? Po, a është në operacion tani?

Infermierja – Po mirë pra, pas këtij operacioni ka dhe operacionin tjetër në spital.

Qytetarja – Në spital, këtu te shteti?

Infermierja – Po, po, po. Kështu që pasdite e ke këtu. Tre me gjashtë e ke këtu.

Qytetarja – Mirë, faleminderit!

Qytetarja – Konsulta sa kushton?

Infermierja – 5 000 lekë të vjetra.

Ndërsa në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” i njohur ndryshe si  sanatoriumi këtu në Tiranë, kamera e fshehtë e “STOP” ka faktuar me zë dhe figurë, sesi shefi i kirurgjisë torakale Fatmir Caushi merr nga të afërmit e një pacienti plot 600 mijë lekë të vjetra, për një ndërhyrje. I gjithë ky “shërbim” në emër të shëndetësisë falas.

Doktori – S’më prite dot ë?

Qytetari – Jam në punë, prandaj se jam në punë tani.

Doktori – Mirë, është shumë më mirë. Duket sikur është zgjidhur. Po ta shikosh nuk ka lidhje ai kavanozi këtu që…  Luti, hajde këtu!

Doktori – Çfarë detyre ke ti, të shohësh grafi aty?

Infermierja – Po se e kishit lampuar të sëmurin, prandaj.

Doktori – Edhe?!

Doktori – Kollitu pak!

Doktori – Shumë mirë! Do i blesh një tullumbace, hajde të të jap edhe një kështu.

Infermierja – E do aspirinë këtu apo jo?

Doktori – Po, vërja sot një aspirinë.

Qytetari – Domethënë në syrin tënd është në rregull?

Doktori – Për syrin tim është mirë. Shpresojmë që realisht të zgjidhet mos të kemi probleme, pa vajtur tek Kirurgjia.

Doktori – Atëherë tek kjo farmacia që duket këtu poshtë nga ballkoni, merri këto ilaçet e jepja atij që t’i filloj. Mirë?

Qytetari – Tani, për ato (lekët) si e lamë dje tani?

Doktori – Këtu përjashta! Merre atë recetën!

Doktori – Si ta kesh ti terezinë tënde, mua më dëgjove njëherë ta thashë.

Qytetari – Si? Aq sa e lamë?

Doktori – Po

Doktori – S’është nevoja të bësh atë punë.

Qytetari – E kuptoj, duhet të jesh dhe ti në rregull.

Doktori – Rrofsh, faleminderit! Më vjen keq!

Qytetarja – Më fal! Ju jeni doktor Fatmiri?

Doktori – Po

Qytetarja – Nusja e X… jam.

Doktori – Ëëë po.

Doktori – Të sollën kastile.

Qytetarja – Jo, s’ka problem.

Qytetarja – Ideja është që unë do doja të të pyesja si do të vazhdojë gjendja? Do kemi më kështu (probleme)? Kur ta sjellim për kontroll?

Doktori – Po, i thashë që për dy javë do të vijë për rikontroll. Të marri atë mjekimin që i kam dhënë. Ato penjtë hiqen dy javë nga dita e operacionit. Ato janë të vogla me një ankerplas.

Qytetarja – Se ngaqë u bë dy herë operacion dhe…

Doktori – S’ka gjë! S’është bërë dy herë operacion. E ke marrë vesh gabim.

Qytetarja – Po herën e parë që bëri një tub, çfarë ishte?

Doktori – Herën e parë ishte një tjetër gjë dhe tani s’i kthehemi dot më asaj historie se jam lodhur.

Qytetarja – Po, s’ke faj!

Doktori – Jo! E kam thënë dhe çudi si s’ta ka thënë burri. Nuk është bërë e njejta gjë.

Qytetarja – Gjithmonë ata me atë…

Doktori – Jo! Besoj që ai e di tani. Nëqoftëse nuk e di, më vjen keq pastaj. Unë ia kam shpjeguar. Hera e parë nuk ka qenë operacion, ka qenë vendosje drene dhe ishte zgjidhja për herë të parë është këtu në këtë mënyrë.

Qytetarja – Këtu ke 300 (mijë lekë të vjetra)

Doktori – Të lutem! Rrofsh, faleminderit!

Qytetarja – Siç ke folur me burrin. Dhe 300 – shen e parë.

Qytetarja – Gjithë të mirat! Mirë u takofshim!

Doktori – S’ke ndonjë kamera kështu duke i filmuar?

Qytetarja – Ua?! Çfarë është kjo?! Gjithë të mirat! Faleminderit! / tvklan

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: