Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur pronarëve të bizneseve të vogla që i janë ankuar Bashës se nuk kanë marrë mbështetje nga qeveria nga paketat ekonomike.

Rama me anë të një video të publikuar zbulon se bizneset në fjalë kanë marrë paga lufte për punonjësit e tyre rregullisht ndërkohë që ata në të kundërt pretendonin se nuk kishin marrë asnjë mbështetje nga qeveria.

Kryeministri thotë se faktet nuk janë opinione dhe shpifjet nuk janë alternativë qeverisëse.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb