Para finales së Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për femra, salla “Feti Borova” në kryeqytet është bërë skenë për disa akte kafshërore mes dhjetëra tifozësh nga grupet “Fanatics” dhe “Ujqërit e Dëborës”.

Në mungesë të forcave të rendit në sallë, tifozët e Tiranës kanë sulmuar sektorin e tifozëve të Skënderbeut. Për disa minuta salla u kthye në arenë përleshjeje.

Pamje të shëmtuara, që kanë shokuar edhe lojtaret në parket. Ngjarje vërtetë të shëmtuara që nuk asnjë lidhje me mesazhin që përcjell sporti…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb