Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka dhuruar gjak, që mund të shërbejë për pacientët e prekur nga koronavirusi.

Në një video-mesazh të publikuar në ‘Facebook’ nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Brataj thekson se “Kjo është një iniciativë që duhet të përqafohet nga të gjithë ata që kanë kaluar koronavirusin, të grumbullohet sa më shumë gjak, me qëllim që të gjithë pacientët e shtruar në spital, që do të kenë nevojë për trasfuzion, ta kenë atë”.

Ndërsa ministrja Manastirliu shkruan “#Krenare për ekipin e mjekëve, që edhe me shembullin vetjak, tregojnë vlerat e solidaritetit dhe humanizmit. Dr. Skënder Brataj i është bashkuar nismës “Bëhu hero për dikë që ka nevojë”, për të dhuruar gjak, që do të shërbejë për trajtimin e pacientëve me COVID19. Bëhu edhe ti #hero për dikë që ka nevojë për ty! ?Dhuro gjak/plazëm!”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb