Fitorja kundër Teutës ka bërë me krahë Skënderbeun. Në Korçë tashmë të gjithë besojnë se mund të marrin pikë përballë çdo rivali në çdo fushë, pavarësisht problemeve që kanë pasur në këtë fillim sezoni. Bruno Dita flet me respekt për Vllazninë, kundërshtarin e radhës, por gjithashtu është i bindur se në Shkodër mund të marrin 3 pikët. Ecuria e Skënderbeut në këtë fillim sezoni befason jo pak teksa ndodhen në vendin e 3-të vetëm një pikë larg dyshes së kreut. Dita nuk mjaftohet me kaq por beson se Skënderbeu më i mirë ende nuk ka ardhur, ky ekip vetëm mund të përmirësohet me kalimin e javëve. Optimizmi është i madh në Korçë pas fitores kundër Teutës por trajneri Ilir Daja duhet të bëjë llogaritë me gjendjen jo të mirë të disa titullarëve si Muzaka, Taipi dhe Asion Daja të cilët e kanë pasur të vështirë të stërviten rregullisht me pjesën tjetër të grupit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb